Showbiz
Mozzik takohet me Robin Krasniqin: Të dy me profesione të ndryshme por me të njëjtin qëllim, t’i tregojmë botës kush jemi
Published
6 years agoon
By
admin
Ditë më parë, Haxhi Krasniqi është shpallur kampion bote në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO.
Ai u bë kampion bote pasi në përballje me gjermanin Dominic Boesel triumfoi meqë e nokautoi kundërshtarin në raundin e tretë, duke u bërë shqiptari i parë që fiton dy tituj të mëdhenj.
Boksierin e njohur së fundmi e ka takuar edhe reperi i njohur shqiptar, Mozzik.
Ky i fundit ka publikuar një fotografi me kampionin në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës ka krahasuar qëllimet e përbashkëta të tij me ato të boksierit.
Foto: Mozzik/InstaStory
“‘Nuk ka asnjë sekret në pasojën e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet’ – Kolin Pauell. Me jaranin Robin Krasniqi, kampionin botëror në fushën e boksit. Dytë profesione të ndryshe por dytë të njëjtin qëllim, t’i tregojmë botës kush jemi, të thyejmë rekordet e sukseseve. Të bëjmë krenarë Kosovën e Shqipërinë, e gjithë shqiptarët kudo në botë”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.
Reperi ferizajas përndryshe njihet për miqësinë e mirë që ka me shumë prej figurave publike, përfshirë një numër të konsiderueshëm sportistësh dhe politikanë. /Telegrafi/
You may like

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni










