Showbiz
Mbajti për herë të parë koncert në Shqipëri, Maluma publikon pamje të reja nga atmosfera në Tiranë
Published
5 years agoon
By
admin
Të hënën e 14 marsit, ylli latin me famë botërore, Maluma mbajti një koncert madhështor në Tiranë.
Kjo ishte hera e parë e artistit të famshme nga Kolumbia që ndodhej në Shqipëri, teksa mbi 12 mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” për të ndjekur nga afër peformancën e tij.
28-vjeçari me të mbërritur në Shqipëri ka bërë postime të ndryshme, ndërsa të shumta ishin edhe ato nga performanca.
Foto: Maluma në Tiranë
Edhe sot (16 mars) ylli i hitit “Corazon”, postoi në InstaStory një video të publikuar nga faqja e Instagramit të kompanisë “Royalty World Inc” në të cilën është përmbledhur qëndrimi i tij në Tiranë.
“Çfarë përvojë e mrekullueshme është të shkosh në vende për herë të parë dhe të kesh një mirëseardhje të tillë, faleminderit, shpresoj që të mund të rikthehem shumë shpejt”, shkruhet në mbishkrimin e videos, e cila u ripostua edhe nga Maluma me shkrimin: Për historinë”.

Foto: Maluma/InstaStory
Kujtojmë që Maluma qëndroi në Shqipëri në kuadër të turneut të tij evropian “Papi Juancho”, i cili pas Tiranës do të vazhdoi në Londër. /Telegrafi/
You may like

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri










