Showbiz
Si rrallë herë, Capital T prezanton të ëmën ndërsa i bën një dedikim të veçantë për 8 Mars
Published
5 years agoon
By
admin
Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është treguar mjaft hermetik kur në pyetje ka qenë jeta e tij personale.
Ai rrallë ka pozuar me familjarët e ngushtë, duke preferuar ta mbajë tërësisht privat raportin e tij familjar.
Megjithatë së fundmi ai ka bërë një përjashtim me rastin e festës së 8 Marsit.
Foto: Capital T/Instagram
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi ku shihet me të ëmën e tij.
Ai shihet duke i dhënë një përqafim të ngrohtë asaj, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan një urim të përzemërt për të gjitha nënat.
“Shkëlqimi kryesor i jetës time. Të dua nënë. Gjithashtu urime festa krejt nënave shqiptare që sakrifikuan dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për ne dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar ndër të tjerash reperi i hitit “Magji”.
E ëma e Capital T është përndryshe motra e reperit shumë të njohur të estradës, 2po2 – i cili si dajë ka qenë gjithmonë inspirim për nipin që gjithashtu zhvilloi karrierën e tij në rrymën hip-hop. /Telegrafi/

Capital T dhe 2po2 (Foto: 2po2/Instagram)
You may like

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?










