Showbiz
“Bac u kry”, Donaldi viziton Prekazin dhe dorëzon portretin e Adem Jasharit te familja e Komandantit Legjendar
Published
5 years agoon
By
admin
Aktori i njohur, Donald Veshaj mbetet një ndër ish-banorët më të komentuar të Big Brother VIP.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme i cili ishte edhe finalist dhe doli i dyti në garën për 100 mijë euro, Donaldi ka treguar edhe talentin e tij si piktor.
Me rastin e festës së 28 nëntorit ai realizoi portretin e Ismail Qemailit, i cili u shit në ankand dhe paratë e fituara shkuan për bamirësi.
Foto: Donald Veshaj/Instagram
Ndërkohë, për nderë të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, Donaldi pikturoi portretin e Adem Jasharit, pikturë të cilën sot e ka dërguar pikërisht tek familja e heroit.
Përmes disa imazhe që ndau në Instagram, aktori bashkë me vëllain e tij binjak, Romeon dhe gjithë familjen kanë vizituar Prekazin, ku edhe u takua me ish-kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin të cilit ia dorëzoi portretin e Adem Jasharit.

Foto: Donald Veshaj/Instagram
“Bac u kry! Përjetësisht mirënjohës familjes Jashari”, ka shkruar Donaldi në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, Bekim Jashari ka falënderuar Doanldin për vizitën, teksa u shpreh se piktura do të ruhet në muzeun e kompleksin “Adem Jashari”.

Foto: Donald Veshaj/Instagram
“Ne si familje falënderojmë Donaldin dhe gjithë familjen e tij që sot kanë ardhur për të na vizituar ne dhe këtë vend, kompleksin Adem Jashari dhe në veçantë një falënderim jashtëzakonisht i madh për këtë pikturë dhe portretin e komandantit legjendar që e ka bërë gjatë kohës kur ishte në izolim në Big Brother, të lumshin duart, nga sot e tutje portreti do të ketë vend në posaçëm në muzeun e përkohshëm të këtij kompleksi”, ka thënë Bekim Jashari.

Foto: Donald Veshaj/Instagram
Kujtojmë që pas daljes nga BB VIP, Donaldi ka shmangur paraqitjet publike dhe televizive, përveç postimeve në Instagramin e tij.
Aktori pas përfundimit të spektaklit deklaroi se pavarësisht se nuk fitoi çmimin ai do të dhuroi 100 mijë euro nga xhepi i tij për ndërtimin e katër shtëpive për njerëzit në nevojë, dy në Shqipëri dhe dy në Kosovës. /Telegrafi/
You may like

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht










