Showbiz
Kampionet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova shpërfaqën edhe një herë elegancën e tyre gjatë pranimit të çmimeve “Laureatët 2021”
Published
5 years agoon
By
admin
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në një ceremoni zyrtare të enjten bëri përzgjedhjen e “Laureatëve” të vitit 2021, respektivisht sportistët më të mirë të vitit që lamë pas.
Në kategorinë e femrave, më e mira u zgjodh kampionia olimpike Distria Krasniqi.
Ndërkohë, çmimi special në kategorinë e femrave iu dhurua kampiones tjetër olimpike me prejardhje nga Peja, Nora Gjakovës.
Foto: Kosovo Olympic Committee/Facebook
Të dyja sportistet që i bënë krenarë shqiptarët vitin e kaluar gjatë Lojërave Olimpike në Tokio, u dukën elegante në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve.
Distria kishte veshur një kostum të bardhë elegant, me mëngë të fryra dhe një sako të hapur te pjesa e belit.

Foto: Kosovo Olympic Committee/Facebook
Ajo i kishte lënë flokët e saj bionde thuajse në valë të lirshme, duke kapur vetëm pjesën e balukeve, me ç’rast mori një pamje tejet tërheqëse.

Foto: Kosovo Olympic Committee/Facebook
Jo me më pak elegancë dukej edhe xhudistja Nora Gjakova, e cila për këtë mbrëmje kishte veshur një fustan të zi të shkurtër.
Gjakova kishte realizuar një makijazh nën nuancat e ngjyrës rozë, me çka ra edhe më tepër në sy me këtë detaj.

Foto: Kosovo Olympic Committee/Facebook
Të dy xhudistet kanë pozuar me trofetë e tyre përkatëse në duar pas përfundimisht të ceremonisë. /Telegrafi/
You may like

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës










