Showbiz
Ermal Mamaqi flet për pjesëmarrjen e Borës në sezonin e dytë të serialit “H.O.T”: E ka ngritur çmimin pas zhurmës në Big Brother VIP
Published
5 years agoon
By
admin
Komediani dhe producenti i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, së shpejti do të nisë xhirimet e sezonit të dytë të serialit të tij “H.O.T”.
Seriali i zhanrit dramë-komedi, në të cilin trajtohet një histori dashurie e lidhur me intriga, në këtë edicion të dytë duket se do të ketë edhe yllin e “Perputhen”, Bora Zemanin.
Këtë e ka bërë të ditur vet producenti i këtij projekti, ndonëse bëri edhe disa deklarata të tjera në lidhje me moderatoren.
Ermal Mamaqi (Foto: YouTube)
Ai tha se Bora e ka rritur çmimin pas zhurmës së madhe që bëri në Big Brother VIP.
“Bora do të jetë personazh i ri, nuk është zëvendësuar me askënd. Megjithatë, kemi vetëm një problem që besoj se do ta kalojmë, kemi sfidë me Borën dhe uroj që ajo ta shikojë këtë emision dhe të bëjë një lloj ndryshimi në mendimet e saj”, u shpreh Ermali.
“Ngaqë është bërë gjithë kjo zhurmë, Borës i është rritur shumë tangërlliku dhe Bora ka një çmim shumë të lartë tani. I bëj thirrje shikoje edhe njëherë ofertën, sepse ndryshe folëm në fillim ndryshe folëm pas Big Brotherit”, ka thënë më tej ai.
Sezoni i parë ndërkohë kishte disa yje si: Klea Huta, Megi Pojani, Irgen Cela, Monika Lubonja etj. /Telegrafi/
You may like

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht










