Showbiz
Do të përfshiheshin 20 kanale shtetërore – Netflix refuzon të respektojë rregullat e reja ruse mes krizës në Ukrainë
Published
5 years agoon
By
admin
Gjiganti amerikan i transmetimit, Netflix, i është përgjigjur krizës së vazhdueshme në Ukrainë duke thënë se nuk do të pajtohet me rregullat e reja ruse për të transmetuar 20 kanale të mbështetura nga shteti.
Netflix do t’i nënshtrohej një sërë detyrimesh të reja në Rusi më 1 mars, pasi u shtua në një regjistër të “shërbimeve audiovizuale”, të vendosura nga rregullatori shtetëror rus i tregut të telekomunikacionit, Roskomnadzor.
Detyrimet nënkuptojnë se Netflix do të duhej të transmetonte 20 stacione televizive federale ruse, duke përfshirë ato si Channel One, NTV dhe një kanal të drejtuar nga Kisha Ortodokse Ruse, Spas.
Netflix
Channel One në veçanti ka lidhje të ngushta me Kremlinin.
“Duke pasur parasysh situatën aktuale, ne nuk kemi plane t’i shtojmë këto kanale në shërbimin tonë”, tha një zëdhënës i Netflix të hënën në mbrëmje.

Netflix
Në lidhje me sulmet ruse ndaj Ukrainës të shumta kanë qenë reagimet që u bënë në rrjete sociale nga të famshmit anë e mbanë botës.
Shumë prej tyre kontribuuan në fonde për t’i ndalë në ndihmë popullit ukrainas. /Telegrafi/

Netflix
You may like

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali










