Showbiz
Madonna mbështet Ukrainën – publikon remiksin e këngës “Sorry” teksa në video krahason Putinin me Hitlerin
Published
5 years agoon
By
admin
Ikona e muzikës botërore, Madonna, ka bërë thirrje në rrjete sociale që t’i jepet fund ‘pushtimit të pakuptimtë të Rusisë në Ukrainë’.
Këngëtarja ka postuar një video, remiksin e këngës së saj “Sorry” të publikuar në vitin 2009, me anë të së cilës tha se ‘lufta duhet të ndalet.
“Putini ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës”, shkroi Madonna. “Ne ju mbështesim president Zelensky! Lutemi për ju dhe vendin tuaj”.
Madonna sempre nos alertou sobre os interesses fascistas de governantes no mundo, e estamos vivenciando um momento tenebroso na nossa história. #PrayForUkraine @Madonna pic.twitter.com/ikpDwYdVcr
— rafa do café (@cafecomrafa) February 25, 2022
Videoja është krijuar nga Twitter dhe shpërndarë në faqen e ‘Rafa do cafe’, e më pas u ripostua nga Madonna.
Aty shfaqen video të këngëtares duke kërcyer bashkë me pamjet e shkatërrimit të Ukrainës, pas pushtimit nga Rusia.
Në video, fytyra e Adolf Hitlerit është modifikuar mbi Vladimir Putin.
Madonna e përfundoi postimin duke u kërkuar njerëzve që të dërgojnë ndihma në Ukrainë.
“Ju lutemi dërgoni ndihma humanitare për të përkrahur miliona qytetarë të Ukrainës, jetët e të cilëve po preken nga kjo krizë pikërisht në këtë moment”. /Telegrafi/
Madonna (Foto: Instagram)
You may like

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese










