Maqedoni
Tetovë, policia dhe drejtorët e shkollave përplasen për tollovinë në trafik
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
12.10.2020 13:59
Drejtorët e Shkollave dhe Policia në Tetovë u përplasën për tollovinë në trafik e nuk diskutuan për sigurinë nëpër Shkolla, për çka edhe u takuan.
Drejtori i Shkollës Fillore “Naim Frashëri” Xhelal Alili fajësoi policinë se nuk bëjnë sa duhet për të penguar parkimet në rrugët afër shkollave.
“Jam dorëhequr shkaku se e shoh unë si një qytetarë i thjeshtë, të pamundur të ndikojë në rregullimin e komunikacionit publik në Tetovë. Për këtë arsye parashtrova pyetje për organet policore. Çka bëjnë ata? Kam kërkuar vite me radhë që të kemi polici në shkollë, kam kërkuar të vendoset sinjalizimi horizontal dhe vertikal. Sinjalizimi sivjet u vendos por unë policë nuk shoh”, u shpreh Xhelal Alili, Drejtor i Sh.F Naim Frashëri.
Nga SPB-ja e Tetovës thonë se në teren po punohet maksimalisht për rregullimin e komunikacionit, por tek disa qytetarë mungon ndërgjegjja.
“Sa i përket keq parkimit në qytet dhe për rreth, SPB Tetovë gjatë nëntë muajve të kaluar ka marrë masa ndaj 1562 veturave dhe të njëjtat janë ngritur nga shërbimi merimangë. Vetëm gjatë muajit të shkuar janë ngritur rreth 243 automjete që kanë penguar qarkullimin e lirë në trafik dhe lëvizjen e këmbësorëve. Policia masa ka marrë dhe po merr gjatë gjithë kohës, mirëpo apelojmë qytetarët të kenë kujdes ku i parkojnë makinat e tyre”, tha Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.
“Problem në vete, në rrugët e Tetovës, vazhdon të mbetet edhe bllokimi i trotuareve, si nga shitësit ambulant po ashtu edhe nga pronarët e dyqaneve. Sikur nuk iu mjafton ekspozimi i mallit të tyre vetëm në dyqan, por, të njëjtin e nxjerrin edhe në trotuare, duke bllokuar atë për kalimtarët”.
Bashkim Sulejmani
You may like

Aktorja Dafne Keen flet për Hollywood-in: Më ofruan kokainë kur isha 11 vjeçe

Përplasje mes Anjezës dhe Fuegos në orët e vona, Zoja ndërhyn për t’i ndarë dhe qetësuar gjakrat

“Nuk dua të hyj në gjynah”, Xuxi flet për banorët që po mbajnë namaz në Big Brother VIP Kosova 5

Chris Pratt jetonte në një furgon para se të hynte në Hollywood: Kur takoi regjisorin e famshëm, jeta e tij ndryshoi

Kim Kardashian planifikon ta përsërisë provimin e jurisprudencës, një vit pasi dështoi në përpjekjen e saj të parë

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”










