Showbiz
Dumoshi: Kosova ndan 1.5 milion euro për artistët e pavarur, shkaku i pandemisë
Published
6 years agoon
By
admin
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së fundmi ka dhënë një intervistë për Vizion Plus ku ka treguar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj artistëve të pavarur.
Ajo tregon se janë ndarë 1.5 milion euro për artistët e pavarur, duke marrë parasysh situatën që është krijuar me COVID-19.
“Ne i kemi mbështetur me subvencione. Është dhënë diku 1 534 000 Euro, është financuar. Arsyeja është që në këtë kohë traume, të pandemisë, ne këto organizata të pavarura, të cilat punojnë me një përkushtim shumë të madh dhe e plotësojnë jetën kulturore të Kosovës, ne kemi dashur që këtë pjesë tu a ndajmë që të ndihen edhe më të sigurt”, ka thënë Dumoshi.
Ministrja Dumoshi po ashtu ndalet dhe tek mbledhja e dy Qeverive dhe marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha tek zbatimi i tyre.
“Synimi im dhe i Qeverisë së Kosovës për këto marrëveshje, sepse janë vendime që paraprakisht se të nënshkruhen merren dhe në mbledhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ato duhet të implementohen. Sa i përket marrëveshjeve që lidhen me Ministrinë e Kulturës, ne kemi nevojë për një bashkëpunim”, vazhdon ajo.
Përveç artit, Dumoshi flet edhe për sportin ku nënvizon se pas ligës unike të basketbollit, dëshira është që kjo nismë të shtrihet në të gjithë sportet.
You may like

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri










