Connect with us

Business

​Krasniqi-Butel diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Francë

Published

on

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar për tema të ndryshme, që lidhen me ekonominë dhe investimet në Kosovë.

Krasniqi bëri të ditur se kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për mundësitë e investimeve që ofron Kosova për investitorët strategjikë.

Në takim është biseduar edhe për emërtimin gjeografik të origjinës së produkteve, konkretisht të djathit. 

Alsat