Maqedoni
Zoran Zaev mbron ndryshimin e retorikës ndaj Bullgarisë – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Kryeministri Zoran Zaev arsyeton retorikën e tij kundër Bullgarisë. Për dallim nga qëndrimet e mëparshme kur vlerësonte se Bullgarët nuk ishin fashistë, Zaev sot edhe një herë përsëriti qëndrimin e një dite më parë, duke theksuar se e kaluara është pjesë e identitetit dhe e drejtë për vetëvendosje.
– Advertisment –
Në Bullgari thonë se identitetin dhe gjuhën maqedonase të sotëm e pranojmë, por të kthehemi në të kaluarën. E dini çfarë? Edhe e kaluara e identitetit tim është e drejtë e imja për vetëvendosje. Nuk është në rregull që një vend tjetër të kërkojë tua shkruajë historinë. Ajo nuk është as Evropiane as miqësore”-tha Zoran Zaev, kryeministër.
Derisa Zaev jep sinjalet e para për një konsensus kombëtar, partia e tij kërkon përgjegjësi nga lideri i opozitës.
Hristijan dil dhe kërkoi falje qytetarëve maqedonas. Dil edhe njëherë thuaj qytetarëve se i kërkon falje për të gjithë qasjen anti-Evropiane dhe anti-shtetërore gjatë këtij procesi”-tha Kostadin Kostadinov, LSDM.
VMRO DPMNE-ja forcon pozicionet. Hristijan Mickoski në një intervistë për 24Vesti kërkon Qeveri për shpëtim kombëtar, zgjedhje parlamentare bashkë me lokalet dhe memorandum në Kuvend për çështje të identitetit.
Derisa vërtetë nuk do të ishte negociuar për identitetin deri tani do ta kishim kundër memorandumin ne Kuvend i cili do të ishte vija jonë e kuqe pas të cilit do të qëndronim të gjithë. Nuk është vonë. Këtë sevda politike që e shohim ditëve të fundit tek Zaev dhe partia e tij për nacionalizmin, më jep të drejtë t’i them ejani në Kuvend dhe ta miratojmë memorandumin”-pohoi Hrisijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Për dallim nga hera e parë kur Zaev u gjet karshi kërkesës së Branko Cërvenkovskit që partia të distancohet nga qëndrimet e tij dhe në të njëjtën kohë gjeti mbështetje të gjerë partiake nga deputetë, ministra, nënkryetarë dhe anëtarësia, qëndrimet e reja nuk u komentuan nga bashkëpartiakët.
Adrian Kerimi
You may like

Rame Lahaj ndan emocionet pas koncertit në Düsseldorf

Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund

Alba Pollozhani i reagon sërish Arlinda Morinës: Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri

Angela Martini ndahet nga partneri rumun, Dragos Savulescu

Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?

Deshën të hiqnin dorë nga videot pas vdekjes së Laurentit, por nëna e tij i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin










