Connect with us

Sport

Zhota sjell fitore për Liverpullin, Arsenali mund Vulverhemptonin – Alsat

Published

on

Skuadra e Liverpullit nuk gabon në stadiumin “Anfield Roud”, ndërsa Arsenali fitoi ndeshjen e parë për vitin 2022. “The Reds” mposhtën 2-0 Lester Siti-n. Diogo Zhota ishte heroi i ekipit të Jurgen Klopit, që është ngjitur në kuotën e 51 pikëve. Sulmuesi portugez zhbllokoi takimin në minutën e 34-t. Kasper Shmeihel grushtoi gjuajtjen me kokë të Virxhil Van Dijk dhe aty përfitoi Zhota.

Vendasit vazhduan të sulmonin, por portieri danez i “Dhelprave” ishte në një mbrëmje shumë të mirë. Gjithsesi, Diogo Zhota realizoi golin e qetësisë tre minuta nga fundit. 12 gola në Premier League për 25-vjeçarin dhe Mohamd Salah që kryeson renditjen e golashënuesve është vetëm 4 gola larg.

Feston më në fund Arsenali për këtë vit. “Topçinjtë” morën tre pikët pas suksesit 0-1 ndaj Vulverhemptonit. Mbrojtësi Gabriel shënoi golin e fitores në minutën e 25-të, teksa skuadra e Mikel Artetës luajti me dhjetë lojtarë në 20 minutat e fundit.

Gabriel Martinelli mori dy kartonë të verdhë të njëpasnjëshëm, por “Ujqit” nuk përfituan nga superioriteti numerik, duke i dhënë fund ecurisë prej pesë ndeshjeve pozitive në kampionat.

Alsat