Sport
Zgjedhjet e reja në KOKSH më 23 dhjetor – Bota Sot
Published
6 years agoon
By
admin
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) përmes një komunikate për mediat, ka bërë me dije se më 23 dhjetor do të zhvillojë asamblenë zgjedhore. Fundi i dhjetorit ishte afati limit i vendosur nga asambleja e jashtëzakonshme që ishte zhvilluar më 9 shkurt të këtij viti.
Ende nuk ka një informacion zyrtar se cilët do të jenë kandidatët për kreun e KOKSH, institucion që aktualisht drejtohet prej më shumë se 7 vitesh nga Viron Bezhani. Përveç presidentit do të zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv e sekretari i ri.
Gjithsesi, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka konfirmuar se 10 ditë para zgjedhjeve, më 13 dhjetor, do të zhvillohet një tjetër asamble, atë statuore. Në këtë asamble do të diskutohen e miratohen ndryshimet e propozuara në statut nga anëtarët e saj.
Alsat







