Connect with us

Entertainment

Zbulohet arsyeja përse Ronaldo sot nuk do të debutojë për Al Nassr

Published

on

Kristiano Ronaldo është ndaluar nga debutimi për Al Nassr sot në orën 16:00 nga Federata Angleze e Futbollit. Portugezi 37-vjeçar tashmë është sportisti më i paguar në botë, pasi nënshkroi një kontratë marramendëse me klubin saudit. Ronaldo, i cili u lirua nga Mançester Junajtedit muajin e kaluar pas intervistës shokuese me Piers Morgan, arriti në Riad të hënën dhe u përshëndet me fansat e zjarrtë të cilët e pritën në stadiumin vendas.

Të martën ai iu nënshtrua vizitave mjekësore të martën përpara se të bëhej zyrtarizimi i tij, dhe më vonë iu bashkua lojtarëve të ekipit për seancën e parë stërvitore.

Al Nassr shpresonte t’i jepte yllit portugez debutimin e tij të madh ditën e sotme pasi kishte shitur të gjitha biletat e stadiumit përballë Al Taee. Megjithatë, atij i është thënë se është pezulluar për shkak të dënimit të dhënë nga Federata Angleze e Futbollit, pasi Ronaldo hodhi telefonin e një tifozi të vogël të Evertonit.

Ronaldo u dënua me dy ndeshje dhe u gjobit nga FA në nëntor pas incidentit me tifozin autik në “Goodison Park” në prill. FA sqaroi se ai duhet të vuajë pezullimin e tij edhe nëse zhvendoset jashtë në një ekip tjetër./abcnews.al