Maqedoni
Zaev: Kuvendi të shqyrtoj mundësin e punës online
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
14.10.2020 12:04
Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe rekomandojnë që Kuvendi të shqyrtojnë mundësin e mbajtjes së seancave plenare online. Kjo për shkak se në mesin e deputetëve 2-3 prej tyre janë pozitiv me koronavirus.
“Javën e kaluar ministri i shëndetësie Venko Filipçe propozoi që Qeveria të filloj me punë online. Ne në qeveri nuk kemi ndonjë person të infektuar me koronavirus dhe ja kemi propozim që të punojmë online, ndërsa Kuvendi me 2-3 deputetë të infektuar është mirë që të kenë parasysh interesin e qytetarëve dhe institucioneve tjera dhe të shqyrtojnë mundësin që të punojnë online, që të mos vije deri te bllokimi i punës së këtij institucioni”, tha Zaev.
Edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se Kuvendi është mirë të shqyrtoj opsionin e punës online.
“Kam biseduar me shumë deputetë, përfshi edhe deputetë të opozitës dhe kemi dhënë qëndrimin tonë në drejtim të shëndetit të deputetëve. Një gjë të tillë ne e praktikojmë në Qeveri përmes zoom platformës. Besoj se janë të gjithë të vetëdijshëm se edhe tani por edhe në periudhën që pason primare do të jetë shëndeti. Gjithsecili që mund të punoj nga shtëpia do të jetë mirë që ta bëj një gjë të këtillë”, tha Filipçe.
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










