Showbiz
Ylli i PSG, Neymar raportohet për një lidhje dashurie me këngëtaren Gabily
Published
6 years agoon
By
admin
Raportimet në Brazil pretendojnë se Neymar është në një ‘marrëdhënie të hapur’ me yllin e muzikës pop, Gabily.
Ylli i Paris Saint-Germain thuhet se ka qenë në një lidhje romantike me këngëtaren 25-vjeçare për tetë muaj, sipas Extra.
Neymar filloi kontaktet me Gabily, emri i vërtetë i së cilës është Gabriel Batista, në fillim të pandemisë.
Foto: Instagram
Çifti thuhet se janë takuar disa herë gjatë krizës së coronavirusit.
Këtu përfshihet një udhëtim në Paris për Gabily, e cila qëndroi në një hotel ndërsa takohej me Neymar para se të kalonte disa ditë në shtëpinë e saj me miqtë.
Kohët e fundit, ata kanë kaluar kohë së bashku në Brazil.
Megjithatë, për të dalë publikisht në lidhje me romancën e tyre të raportuar, Neymar la të kuptohet në marrëdhënien e tij me Gabily kur u shfaq në një video të saj në Instagram.
Neymar, ndërkohë, është duke ndenjur në kualifikimet e Kupës Botërore të Brazilit këtë muaj për shkak të një dëmtimi në ijë.

Foto: Alamy Live News
Jeta private e 28 vjeçarit shpesh ka tërhequr interes për publikun.
Në vitin 2011, ai kishte një djalë, Davi Lucca, me ish-të dashurën Carolina Dantas.
Neymar po ashtu u tha se ishte në një lidhje me aktoren braziliane Bruna Marquezine para se të lidhej së fundmi me modelen Natalia Barulich. /Telegrafi/

Foto: Instagram
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










