Connect with us

Sport

Voska Sport, fitore e thellë në Veles ndaj Borecit – Alsat

Published

on

Voska Sport ka bërë një super paraqitje në Veles, duke mundur ekipin e ligës së parë Borecin me shifrat 3:0. Trajneri Rade Cicmiloviq edhe në këtë ndeshje ju dha mundësinë gjithë futbollistëve që kishte në disponim, derisa më efikas u treguan ata që luajtën në pjesën e dytë, kur edhe shënuan që të tre golat.

Izair Emini shënoi një gol në këtë ndeshje, derisa dy gola realizoi përforcimi më i fundit, Riste Ilijoski, i cili vjen nga rradhët e Vardarit.

Kujtojmë Voska Sport deri në mbyllje të fazës përgatitore, do të zhvillojë edhe ndeshjen kundër Pobedës më 12 shkurt në Prilep, vetëm një javë para startit të stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, ku skuadra shqiptare nga Ohri, do ta nis me transfertën në Shkup ndaj Kadinos.

Alsat