Edhe pas disa javëve protesta nëpër disa qytete të vendit, partia opozitare VMRO-DPMNE nuk tregon planin B dhe radikalizmin e mundshëm kundër marrëveshjes me Bullgarinë. Pavarësisht disa tentativave për të marr qëndrimin e partisë opozitare mbi zgjerimin e veprimeve të tyre kundër paktit të mundshëm Maqedoni e Veriut-Bullgari, nga VMRO-DPMNE zgjodhën heshtjen. Në pyetjet e televizioni nuk u përgjigj as lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski. Ditë më parë, eksponentë të partisë së Mickoskit deklaruar se mocioni i mosbesimit është njëri ndër hapat e mundshëm, duke besuar se kryeministri Zaev nuk gëzon mbështetjen e partnerëve të koalicionit. Partia opozitare kishte paralajmëruar edhe interpelancë për kryeministrin, ministrin e jashtëm dhe atë për Eurointegrime, por deri tani nuk ka nismë konkrete në Kuvend. VMRO-ja konsideron se presioni i protestave po pamundëson marrëveshjen Zaev-Borisov.
Maqedoni
VMRO-ja nuk shpalos planin “B” kundër marrëveshjes me Bullgarinë – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










