Connect with us

Showbiz

Vlora Dumoshi publikon një fotografi të realizuar para 26 viteve

Published

on

Vlora Dumoshi cilësohet të jetë njëra nga politikanet më të pëlqyera në vend dhe jo vetëm.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit krahas karrierës, është personazh mjaft i komentuar në mediet shqiptare.

Ajo po ashtu pos punës, në rrjete sociale ndan edhe fotografi të tjera e shpesh duke kujtuar gjëra nga e kaluara.

Së fundmi, ministrja ka ndarë një fotografi të realizuar në vitin 1994, saktësisht para 26 viteve.

“1994”, ka qenë përshkrimi i fotografisë duke sjell një pamje të mahnitshme dhe mjaft artistike të vetes.

Foto: Facebook

Vlora ndërkaq është nënë e dy djemve, Rronit e Rrapit, nga martesa e saj e mëparshme me këngëtarin Shkumbin Kryeziu. /Telegrafi/