Maqedoni
Vlerësimi i nxënësve online dhe me prani fizike
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
20.10.2020 15:37
Deri më 20 nëntor nxënësit duhet të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit duke përshkruar mënyrën e re të vlerësimit të vendosur për shkak të krizës me koronavirus. Vlerësimi mund të kombinohet, nga distanca dhe takime fizike me nxënës, duke respektuar masat për mbrojtjen kundër covid-19, nënvizohet mes tjerash në udhëzimet për mësimdhënësit lidhur me vlerësimin e nxënësve.
Organizimi i takimeve, orëve me prani fizike në klasë, për të inkurajuar nxënësit, për të kontrolluar atë që është arritur dhe për të vlerësuar njohuritë e tyre në shkollë, ka për qëllim: Plotësimin e boshllëqeve gjatë mësimit, inkurajimin e të mësuarit shtesë, kujdesin për zhvillimin shoqëror dhe emocional të nxënësit, duke vlerësuar aftësitë praktike që është e vështirë të demonstrohen në klasë virtuale – thuhet në udhëzimin për mësimdhënësit lidhur me vlerësimin e nxënësve.
Sipas udhëzimit për mësimdhënësit, takimet me nxënësit duhet të zgjasin nga 20 deri në 30 minuta dhe në to mund të marrin pjesë deri në 10 nxënës.
Kjo qasje lejon që mësimdhënësi t’i kushtojë vëmendje të mjaftueshme secilit nxënës dhe të njihet me vështirësitë apo sfidat me të cilat përballet në arritjen e rezultateve të parashikuara me programet mësimore – shkruan në udhëzimin për mësimdhënësit lidhur me vlerësimin e nxënësve.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, kërkojnë nga mësimdhënësit që të harmonizojnë vlerësimin e nxënësve bazuar në mësimin nga distanca dhe të theksojnë se mësimdhënësit mund të bëjë një tabelë të provave që nxënësi do t’i dërgojë si pjesë e portofolit elektronik që do të vlerësohet.
Gjithashtu, nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se është e nevojshme të vendosen udhëzime të qarta në lidhje me rezultatet e pritura nga mësimi si dhe mënyra e ndjekjes, kontrollimit dhe vlerësimit të arritjeve të nxënësve në këtë periudhë. Gjatë formimit të vlerësimit duhet të jepen detyra autentike që eliminojnë mundësinë e përgjigjeve të gatshme nga materialet mësimore, ose nga burime të tjera të informacionit, si dhe të sigurohet kontroll mbi kohën për zgjidhjen e detyrave. Kriteret e vlerësimit dhe afatet e dorëzimit të tyre duhet t’u komunikohen qartë nxënësve dhe prindërve. Dikasteri i arsimit thekson se të mësuarit në një klasë virtuale është një sfidë, por thonë se gjithashtu ofron një mundësi për të bërë një hap përpara në vlerësim dhe për të vendosur praktika që mund të përmirësojnë më tej procesin arsimor.
Melihate Rrustemi
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










