Futbollisti i ri i Juventusit, Dushan Vlahoviç prin listën e TOP 10-in e transferimeve më të shtrenjta në këtë afat të merkatos së futbollit. Sulmuesi serb për 70 mln euro klaoi nga Fiorentina në Torino dhe u bë lojtari i ri i Juventusit.
Pas tij, në vendin e dytë, është sulmuesi i Barcelonës, Feran Torres, para Luis Diazit që zbarkoi te Liverpulli.
Në “Top 10” kishte vend edhe për 2 përforcimet e fundit të Njukasëllit. Bëhet fjalë për Bruno Gimaraesh dhe Kris Vud, të cilët për 42 mln dhe 30 mln euro erdhën te skuadra angleze.









