Connect with us

Bota

VIDEO / Xhamahal Hill merr titullin e peshave të lehta në UFC – Alsat

Published

on

Xhamahal Hill, është kampioni i ri i botës në peshën “light heavyweight” në artet marciale mikse (pesha deri 93kg), titull që ishte vakant.

Në eventin UFC-283, zhvilluar në Rio de Zhaneiro të Brazilit, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve luftëtarin vendës Glover Tekseira. Pas pesë raundeve mjaft të bukur dhe luftarak, të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Hill (50-44, 50-44, 50-44), çka tregon për epërsinë që amerikani kishte në kafaz ndaj rivalit brazilian.

Tekseira, pas humbjes (33 fitore e 9 humbje në karrierë), ish-kampion bote në këtë peshë, deklaroi tërheqjen nga sporti.

Për Xhamahal Hill kjo është fitorja e 12-të në karrierë, ku ka edhe një humbje e një duel pa rezultat. Një fitore e merituar për të, në një përballje që e dominoi, duke qenë gjithnjë një hap përpara rivalit, në të pesta raundet.