Janë përcaktuar skuadrat që do të kalojnë në çerekfinale të Ligës së Konferencave. Pas Bodo/Glimt, PSV, Partizanit, Marsejës dhe Leicester, që siguruan këtë raund më herët, tashmë ia kanë dalë të marrin kualifikimin edhe Slavia Praga dhe Vitese.
Slavia Praga ka marrë rezultatin 6-4 në dy ndeshjet e zhvilluara me Fenerbahçen. Çekët fituan takimin e parë me rezultatin 3-2, teksa këtë mbrëmje fituan me rezultatin 3-2 sërish, golat për vendasit i realizuan Schranz në minutën e 19’ dhe Sor. Y në minutën e 27’ dhe të 63’, teksa për turqit realizuan Yandas në minutën e 39’ dhe Mërgim Berisha në minutën e 90’.
Edhe Vitesse ia ka dalë që të kualifikohet për në raundin e radhës të Ligës së Konferencës, duke fituar me rezultatin 3-2, në dy takimet me Rapid Vjenës. Ndeshja e parë mes tyre u mbyll me rezultatin 1-2, teksa këtë të enjte holandezët morën fitoren 2-0 falë golave të Grbic në minutën e 3’ dhe të Bero në minutën e 19’.








