Connect with us

Sport

Video/ Interi mund Napolin, Milani sërisht barazon – Alsat

Published

on

Skuadra e Interit ka mposhtur Napolin me rezultatin minimal 1-0 në krye-ndeshjen e javës së 12 të kampionatit italian dhe regjistroi fitoren e 5-të radhazi, që mban zikaltrit në vendin e dytë të renditjes me 27 pikë, vetëm një më pak se Milani. Sulmuesi belg Romelu Lukaku vendosi ndeshjen mbrëmjen e sotme, pasi ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Matteo Darmian në minutën e 71-të, ndërsa në të njëjtin moment Lorenzo Insinje la Napolin me 10 futbollistë, pasi u ndëshkua me karton të kuq për protesta të tepruara.

Ndalet sërish Milani, këtë herë në transfertën ndaj Xhenoas, ku nuk shkoi dot më shumë se një barazim 2-2. Vendasit kaluan dy herë në avantazh me anë të sulmuesit Matta Destro, ndërsa “kuqezinjtë” u kundërpërgjigjën fillimisht me Kalabrian e më pas me mbrojtësin e ri Kalulu.

Bolonja e pa veten në disavantazh të dy golave në transfertën ndaj Spezias, por rihapi takimin me Dominguez dhe barazoi me Barrou në minutën e 92-të, ndërsa në të 96-ën ishte sërish ky I fundit që humbi një 11-metërsh, duke mos ia dalë të kompletojë një përmbysje të çmendur.

Në barazim pa gola përfundoi edhe sfida mes Parmës e Kaliarit, ndërsa Sampdoria bëri surprizën në “Bentegodi”, pasi triumfoi me rezultatin 1-2 përballë Veronës vendase.

Fiorentina nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Sassuolon, ku golit të Traore iu kundërpërgjigj Vlahovic nga penalltia.

Alsat