Connect with us

Sport

VIDEO / Firminjo dhe Sallah, shuajnë ëndrrën e Interit – Alsat

Published

on

Skuadra e Liverpullit ka shënuar fitore të madhe në transfertë ndaj Interit (2-0), në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve. Liverpulli ishte skuadër më kërkuese, por që assesi nuk i finalizoi aksionet e shumta. Pjesa e dytë, nisi më mirë për Interin, që kishte disa raste shumë të mira, por nuk arriti ta dërgoi topin në portën e Alison.

Ndërkohë nisma e mirë për skuadrën anglesë ishte në minutën e 75, kur Roberto Firmino shënoi pas një harkimi të Endrju Robertsonit për t’i dhënë epërsinë Liverpullit. Vetëm tetë minuta më vonë, Mohamed Salah përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe vulosi fitoren për skuadrën angleze (83′).

Liverpool’s Mohamed Salah celebrates after scoring his side’s second goal during the Champions League, round of 16, first leg soccer match between Inter Milan and Liverpool at the San Siro stadium in Milan, Italy, Wednesday, Feb. 16, 2022. (AP Photo/Antonio Calanni)

Liverpulli ka një epërsi të madhe para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas tre javëve në “Enfild Roud”.

Alsat