Showbiz
Vera Ora merr pjesë në festivalin “FemFest” në Tiranë, Rita: Krenare me ty
Published
5 years agoon
By
admin
Nëna e Rita Orës, Vera ka marrë pjesë në festivalin “FemFest” që u mbajt në Tiranë.
Vera e cila me profesion është psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor, mbajti një fjalim para të pranishmëve në festival.
E veshur e tëra në të zeza me makijazh të theksuar, Vera dukej elegante dhe në formë të mirë teksa qëndronte para audiencës.
Foto: Rita Ora/Instagram
Kjo paraqitje e ka bërë krenare vajzën e saj, këngëtaren shqiptare me famë botërore, Ritën, e cila ndau disa imazhe të së ëmës në llogarinë e Instagramit.
“Krenare me nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet FemFest një festival për të drejtat e grave në Shqipëri, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Foto: Rita Ora/Instagram
Kujtojmë që FemFest është një festival për sensibilizimin e grave dhe vajzave, burrave dhe djemve, qytetarëve dhe vendim-marrësve për të ndryshuar realitetin. Për të drejtën e grave dhe vajzave për të qenë të barabarta në çdo sferë të jetës. /Telegrafi/
You may like

“Mos më prek familjen”, situata del jashtë kontrollit në mes të Akilit dhe Adrianit në BBVK

Matt Damon shoqërohet nga vajza në ceremoninë e modës, Isabella shkëlqen me fustanin e argjendtë

Shfaqet në lot, Doresa reagon pasi u përmend në rastin e banores së Big Brother VIP Kosova 5

Rame Lahaj ndan emocionet pas koncertit në Düsseldorf

Pas 38 vitesh rikthehet në “Akordet e Kosovës”, Deniza Begolli rrëfen kujtimet dhe dashurinë për muzikën

“Nuk e di si po më sheh jashtë”, Anjeza Gubetini e rezervuar në Big Brother për shkak të të dashurit










