Maqedoni
Vendeve afrikane u mungon qasja në vaksinën kundër kolerës – Alsat
Published
4 years agoon
By

Agjencia e shëndetit publik e Afrikës thotë se vendet me shpërthime vdekjeprurëse të kolerës në kontinent nuk kanë qasje të menjëhershme në vaksina, në mes të një mungese globale të furnizimit.
Drejtori në detyrë i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Ahmed Ogwell, u tha gazetarëve të enjten se agjencia po punon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe aleancën e vaksinave GAVI për mënyrat për të marrë më shumë doza.
Ai tha gjithashtu se po punojnë me dy prodhues vendas për të shikuar mundësitë nëse objektet e tyre mund të ripërdoren për të prodhuar vaksina kundër kolerës.
OBSH dhe partnerët e saj rekomanduan në tetor që vendet të kalojnë përkohësisht në përdorimin e një doze të vetme të vaksinës së kolerës në vend të dy që nevojten, për shkak të mungesës së furnizimit pasi shpërthimet e sëmundjes që transmetohet nga uji po rriten globalisht.
Ata thanë se një dozë e vaksinës ka rezultuar efektive në ndalimin e shpërthimeve “edhe pse dëshmitë për kohëzgjatjen e saktë të mbrojtjes janë të kufizuara” dhe duket të jenë më të ulëta te fëmijët.
OBSH vuri në dukje se Haiti dhe Siria gjithashtu po përpiqen të përmbajnë shpërthime të mëdha të kolerës në vendet e tyre. OBSH dhe agjencitë partnere menaxhojnë një rezervë vaksinash kundër kolerës që shpërndahen falas në vendet që kanë nevojë për to.
Malavi në Afrikën Jugore, ka regjistruar 3,577 raste të reja duke përfshirë 111 vdekje në javën e kaluar, tha Ogwell.
Që nga fillimi i vitit 2023, janë regjistruar 27,300 raste të reja të kolerës duke përfshirë 687 vdekje në pesë vende afrikane, tha Ogwell.
OBSH ka thënë se ndryshimi i klimës mund t’i bëjë epidemitë e kolerës më të zakonshme, pasi bakteret që shkaktojnë sëmundjen mund të riprodhohen më shpejt në ujë të ngrohtë.
You may like

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se është shtruar në spital për çrregullime të të ngrënit

Aktorja Dafne Keen flet për Hollywood-in: Më ofruan kokainë kur isha 11 vjeçe

Përplasje mes Anjezës dhe Fuegos në orët e vona, Zoja ndërhyn për t’i ndarë dhe qetësuar gjakrat

“Nuk dua të hyj në gjynah”, Xuxi flet për banorët që po mbajnë namaz në Big Brother VIP Kosova 5

Chris Pratt jetonte në një furgon para se të hynte në Hollywood: Kur takoi regjisorin e famshëm, jeta e tij ndryshoi










