Maqedoni
Vëllezërve Tate u vazhdohet masa e paraburgimit edhe për një muaj – Alsat
Published
4 years agoon
By

Vëllezërit influencues, Andrew dhe Tristan Tate, do të qëndrojnë në mbajtje në Rumani për të katërtin muaj me radhë.
Vëllezërit me qëndrime kontroverse, janë në mbajtje prej dhjetorit, dhe po hetohen nën dyshimet për dhunime, trafikim të njerëzve dhe formim të një grupi për krim të organizuar.
Të dy kanë hedhur poshtë çdo keqbërje.
Avokatët e vëllezërve Tate kanë thënë se ata të dy do të jenë në mbajtje deri në fund të prillit.
Nën ligjin rumun, ata mund të qëndrojnë në mbajtje deri në gjashtë muaj.
Avokatët e tyre kanë thënë para një gjykate në Bukuresht se prokurorët nuk kanë sjellë dëshmi të reja në seancën e së mërkurës.
Avokatët kanë thënë se mbajtja e vëllezërve Tate në paraburgim është masë shumë e ashpër kur ligji parasheh edhe mundësi tjera, siç është arresti shtëpiak.
Mirëpo gjyqtarët nuk janë pajtuar me këtë kërkesë dhe e kanë vazhduar masën e paraburgimit katër herë.
Përveç dëshmive të disa grave, policia ka mbledhur të dhëna edhe nga disa biseda të incizuara, para dhe pas arrestimit të vëllezërve, kanë thënë disa burime të afërta me rastin.
Hetimet tani janë zgjeruar për të kuptuar nëse potencialisht janë kryer edhe aktivitete për pastrim parash.
Ndaj tyre ende nuk rëndon ndonjë akuzë dhe as ndaj dy burrave rumunë, që janë ndaluar për dyshimet e njëjta.
You may like

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar










