Maqedoni
Vazhdon mësimi i paligjshëm online në një shkollë në Strugë – Alsat
Published
4 years agoon
By

Gazetar: Miki Trajkovski
Tashmë për të dytin muaj, përkundër udhëzimeve të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, që t’i rikthehen mësimit me prezencë fizike, menaxhmenti i shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë po vepron kokë më vete. Rreth 600 nxënës ndjekin mësimet online për shkak se shkolla po rinovohet në mes të vitit shkollor. Sipas këtyre videove të dërguara nga prindërit e nxënësve, duket se do të duhet shumë kohë për të përfunduar gjërat.
Inspektorati i Arsimit ka bërë inspektim dhe ka marrë vendim me PARALAJMËRIM qysh më 2 shkurt. Pas afatit të dhënë gjërat nuk kanë ndryshuar, ndaj është bërë një kontroll tjetër. Në datën 23 të muajit të kaluar u miratua një URDHËR që nxënësit të ndërpresin mësimin online dhe të kthehen në klasa.
“Është kryer mbikëqyrja kontrolluese me të cilën është konstatuar gjendja faktike, dhe në përputhje me të është miratuar akt inspektimi, Vendim me URDHËR…”, thonë nga Inspektorati Arsimor Shtetëror.
Por, përkundër kësaj situate në të cilën janë sjellë nxënësit dhe prindërit e tyre prej dy muajsh e gjysmë, askush nuk mban përgjegjësi, dhe askush nuk respekton vendimet e organeve kompetente.
Ministria e Arsimit, u deklarua e paaftë me pretendimin se vendimet për mësimin online merreshin nga qeveria. Qeveria, nga ana tjetër, mund ta bëjë këtë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe rinovimi nuk është një prej tyre. Këshilli i Komunës së Strugës, nga ana tjetër, akuzon ministrinë se po toleron arbitraritetin institucional.
Ndryshe, mësimi online në Vëllezërit Miladinov ka filluar me fillimin e semestrit të dytë. Drejtoresha e shkollës Albana Zhuta, nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të respektojë vendimin e inspektoratit për t’i rikthyer mësimdhënies me prezencë fizike. /Alsat.mk
You may like

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale










