Connect with us

Bota

Uganda fillon prodhimin e naftës për herë të parë në historinë e saj – Alsat

Published

on

Uganda pas përfundimit të projektit synon të prodhojë 200 mijë fuçi naftë në ditë në vitin 2025

Uganda sot do të nisë për herë të parë nxjerrjen e rezervave të saj të naftës, të cilat i zbuloi gati 20 vjet më parë.

Në deklaratën e bërë nga Administrata e Naftës së Ugandës (PAU), thuhet se do të fillojë shpimi në puset e naftës në fushat e naftës Kingfisher.

Presidenti Yoweri Museveni dhe zyrtarë të shumtë qeveritarë do të marrin pjesë në programin e fillimit të prodhimit.

Kingfisher, një nga dy fushat e naftës të zbuluara në vend, ndodhet pranë liqenit Albert.

Përveç fushës Kingfisher, e cila operohet nga Korporata Kombëtare e Naftës në Det të Hapur e Kinës (CNOOC), fusha e naftës Tilenga operohet nga kompnaia franceze, TotalEnergies.

Qeveria e Ugandës miratoi javën e kaluar ndërtimin e tubacionit të naftës bruto të Afrikës Lindore (EACOP), i cili do të transportojë rezervat e naftës në bregdetin e Tanzanisë.

Uganda pas përfundimit të projektit synon të prodhojë 200 mijë fuçi naftë në ditë në vitin 2025.

Vlerësohet se vendi do të bëhet eksportuesi më i madh i naftës në Afrikën Lindore me rezervat e zbuluara në vitin 2006.