Showbiz
U ka kënduar në dasma “të gjithë” Shqipërisë, por Artjola Todska tregon se pse nuk bëri kurrë dasmë për vete
Published
8 hours agoon
By

Këngëtari Luiz Ejlli ka zhvilluar një bisedë me nota humori me këngëtaren Artjola Toska, duke e pyetur se përse nuk ka organizuar një dasmë për veten, ndonëse ndër vite ka qenë pjesë e dasmave të shumë shqiptarëve.
Gjatë emisionit “Live me Luizin”, Luizi e ngacmoi këngëtaren lidhur me këtë çështje, duke i kujtuar se ka kënduar në dasmat e një numri të madh çiftësh, por vetë nuk e ka organizuar një festë të tillë.
“Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?”, e pyeti ai me shaka.
“Nuk kisha data”, u përgjigj Artjola, duke e shoqëruar bisedën me humor.
Luizi vijoi ta ngacmonte, duke e pyetur nëse çifti kishte menduar që në të ardhmen të organizonte një dasmë, apo nëse kjo nuk ishte më në planet e tyre.
“Po ti ditë hëne e kishe bërë. Mendon se do të bëni dasmë, apo jo? S’do ta bëni?”, i tha këngëtari.
– YouTube youtu.be
Megjithatë, Artjola bëri të qartë se nuk e sheh të nevojshme organizimin e një dasme në këtë fazë të jetës së tyre, duke theksuar se ajo që ka më shumë rëndësi është marrëdhënia që kanë ndërtuar ndër vite.
“Po jo mo, çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm, me një lidhje shumë solide”, u shpreh këngëtarja.
Biseda mes tyre u zhvillua në një atmosferë të çlirët, ndërsa përgjigjja e Artjolës tregoi se për të, lumturia dhe qëndrueshmëria e një lidhjeje kanë më shumë rëndësi sesa organizimi i një ceremonie martesore. /Telegrafi/
You may like

Regjisori i “Halloween” ofendoi William Shatner, aktori iu përgjigj me humor

“Katundare”, “E pamoralshme”, “Ia ke marrë fytyrën babait” – eskalon me ofendime përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës

Banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli martohet me reperin italian Fred De Palma në Maldive

“Miss Palestina” i bën thirrje Izraelit për kostumin e saj në “Miss Universe”: Ata morën simbolet tona, dhe ku është zëri ynë?

Me veshje kombëtare dhe djepin tradicional, Xhuli zbulon emrat e binjakëve të saj: Urime 28 Nëntorit nga unë, Troy dhe Kleopatra

Melania ia tërheq dorën Trumpit para kamerave, videoja bëhet virale në rrjetet sociale










