Connect with us

Bota

Trump: Largohem nëse Biden fiton Kolegjin Elektoral – Alsat

Published

on

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të enjten se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, nëse Kolegji Zgjedhor voton për Presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Edhe pse ai përsëriti pretendimet e pabazuara për mashtrim masiv të votuesve, kjo deklaratë e sjell atë më afër pranimit të humbjes në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Duke folur para gazetarëve me rastin e festës së Falënderimeve, republikani Trump tha se nëse demokrati Biden, i cili do të bëjë betimin më 20 janar, çertifikohet si fitues i zgjedhjeve nga Kolegji Elektoral, ai do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Por Trump shtoi se do të ishte e vështirë për të që të pranonte humbjen në rrethanat aktuale. Gjithashtu, ai nuk pranoi të thoshte nëse do të merrte pjesë në inaugurimin Biden.

“Këto zgjedhje ishin një mashtrim,” këmbënguli zoti Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa vazhdoi të mos ofronte prova konkrete për parregullsi masive në votime. Më herët ai foli përmes një videokonference me ushtarakët amerikane për t’u uruar festën.

Joe Biden i fitoi zgjedhjet me 306 vota të Kolegjit Elektoral, shumë më tepër sesa 270 që nevojiteshin, kundrejt 232 të fituara nga Presidenti Trump. Elektorët do të mblidhen më 14 dhjetor për të zyrtarizuar rezultatin. Zoti Biden mori gjithashtu 6 milion vota popullore më shumë sesa Trump.

Presidenti Trump deri tani ka refuzuar të pranojë plotësisht humbjen, megjithëse javën e kaluar, me presionin në rritje nga radhët e tij republikane, ai ra dakord të lejonte zyrtarisht ekipin e zotit Biden të fillonte procesin e tranzicionit.

I pyetur nëse do të largohej nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Elektoral voton për zotin Biden, Presidenti Trump tha: “Sigurisht që do ta bëj. Padyshim që do ta bëj. Dhe ju e dini këtë”.

“Por unë mendoj se do të ketë shumë gjëra që do të ndodhin nga tani deri në 20 janar. Shumë gjëra,” tha ai. “Është gjetur mashtrim masiv. Jemi bërë si një vend i botës së tretë.”

Përpjekjet e dëshpëruara të zotit Trump dhe të ndihmësve të tij për të përmbysur rezultatet në shtetet kryesore, ose me procese gjyqësore ose me presion ndaj ligjvënësve të shtetit, kanë dështuar dhe alternativat e tij po shterrojnë.

Në Shtetet e Bashkuara, një kandidat bëhet president duke siguruar votat elektorale dhe jo duke fituar shumicën e votave popullore në shkallë vendi. Elektorët, të shpërndarë në 50 shtetet plus Distriktin e Kolumbias (Uashington DC), kryesisht në bazë të popullatës, janë besnikë të partive që i kanë zgjedhur dhe zotohen të mbështesin kandidatin që ka fituar votën popullore në shtetin e tyre.

Biden: Amerika nuk do ta humbë luftën me virusin

Në mesazhin me rastin e Ditës së Falenderimeve, Presidenti i zgjedhur Biden tha se vendi do ta kapërcejë pandeminë dhe u bëri thirrje amerikanëve të vazhdojnë betejën kundër koronavirusit.

Biden i bëri komentet në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të ndjeshme të infektimeve të reja dhe kur po shtohet pasiguria ushqimore për shumë amerikanë.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të dyfishojnë pëpjekjet dhe të vazhdojnë betejën kundër përhapjes së virusit.

“Mos u dorëzoni nga mërzia. E di që mundemi dhe që do ta mposhtim virusin. Amerika nuk do ta humbë këtë luftë,” tha zoti Biden.

Ish-nënpresidenti Biden e kaloi festën në qytezën bregdetare Rehoboth të shtetit Delauer, ku ai dhe bashkëshortja Jill kanë një shtëpi pushimi. Vajza e çiftit, Ashley Biden me bashkëshortin, e kaluan festën me ta.

Presidenti Trump zakonisht e ka kaluar këtë festë në shtëpinë e tij të pushimit në Mar-a-Lago, por këtë radhë qëndroi në Shtëpinë e Bardhë./VOA

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

G7 shton kontributin për programin global të vaksinimit – COVAX – Alsat

Published

on

Udhëheqësit e G7-ës janë zotuar të rrisin bashkëpunimin për të luftuar pandeminë dhe të shtojnë kontributin e tyre në kuadër të programit global COVAX për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një samiti virtual të mbajtur të premten (19 shkurt), udhëheqësit e G7-ës shpallën zotimin për ndarjen e 7.5 miliardë dollarëve.

Vendet e pasura janë nën presion për të siguruar vaksina edhe për vendet e varfëra.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka premtuar 4 miliardë dollarë ndihmë në kuadër të këtij fondi. Më 2021 do të dhurohen 2 miliardë, ndërsa gjatë dy viteve të ardhshme dy miliardë të tjera. Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj do të ndajë 1.2 miliardë dollarë shtesë.

“Pandemia nuk mbaron derisa të gjithë njerëzit në botë të vaksinohen”, u tha ajo gazetarëve. Edhe Bashkimi Evropian ka premtuar se do të shtojë kontributin.

COVAX është një projekt global për blerjen dhe shpërndarjen vaksinave për së paku 20 për qind të popullatës së rrezikuar në secilin vend.

Plani është hartuar për t’iu mundësuar vendeve të varfra të arrijnë hapin në vaksinim, përballë vendeve të pasura.

Vendet e G7-ës janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Kanadaja dhe Italia.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më tani, të paktën 110 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri dhe më shumë se 2.4 milionë kanë vdekur në gjithë botën.

Continue Reading

Bota

Danimarka forcon kufizimet në kufirin gjerman – Alsat

Published

on

Danimarka do të shtrëngojë kufizimet e saj në kufirin gjerman, pas rritjes së rasteve COVID-19 në një lokalitet në kufi me mbretërinë skandinave, njoftoi sot Ministria daneze e Drejtësisë.

“Për shkak të situatës epidemiologjike në Flensburg (Gjermania veriore), qeveria ka vendosur të rrisë përpjekjet e saj në kufirin Danimarkë-Gjermani, ku policia, ndër të tjera, do të mbyllë një numër vendkalimesh kufitare dhe të kalojë përmes kontrollit të kufirit të intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme”, tha ministria në një deklaratë, raporton ATSh.

Që nga mesnata e së shtunës (ora lokale), autoritetet do të mbyllin një duzinë postash kufitare.

Në Gjermani, me të cilën mbretëria ndan gati 70 kilometra kufij tokësorë, kryetarja e Flensburgut, Simone Lange, tregoi se të gjitha infektimet e reja të zbuluara në qytetin e saj ditët e fundit, pra 80, kanë të bëjnë me variantin B.1.1.7 të virusi, që u shfaq në Britaninë e Madhe dhe që konsiderohet të jetë më ngjitës.

Si rezultat, banorët do t’u nënshtrohen kufizimeve më të ashpra me zbatimin e një ndalimqarkullimi nate nga e shtuna, fillimisht për një javë.

Continue Reading

Bota

CNN: Të harruar nga BE, vendet e Ballkanit mbështeten në vaksinën ruse dhe kineze – Alsat

Published

on

CNN i ka kushtuar një analizë të gjatë çështjes së vaksinës dhe faktit që ende nuk është shpërndarë në shumë vende të botës, duke përfshirë këtu dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po feston se 15 milionë persona kanë marrë dozën e parë, ndërsa në BE janë shpërndarë 23 milionë vaksina, shumë vende të tjera europiane nuk kanë marrë asgjë.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë ende në pritje të ngarkesave të para, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut procesi i vaksinimit deri në këto momente ka qenë i limituar.

Vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen aleatë kyçë dhe anëtarë të mundshëm në të ardhmen të Bashkimit Europian, por janë lënë jashtë nga plani i bllokut për furnizimin e menjëhershëm me vaksina.

BE ka siguruar deri në këto momente 2.3 miliardë doza vaksina dhe ka premtuar se do të ndajë disa prej tyre me vendet e tjera. Gjithashtu ka caktuar një fond prej 85 milionë dollarësh për rajonin e Ballkanit Perëndimor për të blerë vaksina në një të ardhme, por në një kohë kur shpërndarja ka qenë e ngadaltë dhe me vonesa, këto vende janë akoma në pritje.

Dhe si vende relativisht të pasura, të paktën në kontekstin global, këto vende nuk janë gjithashtu përparësi në programet e hartuara për të ndihmuar vendet më të varfra të botës.

Ato janë bërë pjesë e programit COVAX, i cili ka si qëllim të bëjë më të barabartë aksesin te vaksinat për të gjithë botën, por furnizimi i kufizuar i skemës nënkupton që fokusi i saj kryesor janë 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë vaksinat pa financim dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ndër ato. Si anëtare me vetëfinancim në COVAX, ato do të marrin 850,000 doza të vaksinave të ndryshme, por se kur këto mund të mbërrijnë është e ende paqartë.

Përballë një pritje të gjatë, Serbia mori kontrollin e situatës dhe kërkoi vaksinat diku tjetër. Kina dhe Rusia ishin gati të ndihmonin. Qeveria serbe deri në këto momente ka marrë nga Kina 1.5 milionë doza të vaksinës Sinopharm, duke e katapultuar vendin prej 7 milionë banorësh në krye të garës globale të vaksinimit. Sipas të dhënave zyrtarë rreth 1 milionë qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Serbi që 19 janari, kur nisi dhe zyrtarisht vaksinimi.

Ditët e fundit, Serbia ka ndihmuar dhe disa nga vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke iu dhënë atyre dhe disa sasi simbolike vaksinash. Ndërkohë, Bashkimi Europian ka premtuar se do ta ndihmojë rajonin me blerjen e vaksinave antiCovid, por pa dhënë detaje.

Continue Reading

Trending