Connect with us

Business

“Trepça” e “Telekomi” takojnë Hotin, kërkojnë zhbllokimin e llogarive

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka takuar Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, të cilës i është bllokuar llogaria për shkak të borxheve ndaj kreditorëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Pavarësisht performancës së mirë dhe rritjes së prodhimit për 28% gjatë këtij viti, rënia e çmimeve në bursa dhe tregje ndërkombëtare e ka nxjerrë këtë kompani me afarizëm negativ. Trepça ka trashëguar kontrata të pafavorshme të cilat po i shkaktojnë dëme financiare. Prandaj, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do të bashkëpunojë me Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, në përgatitjen e planit të biznesit për tejkalim të situatës”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se Hoti, bashkë me Kuçi, sot ka takuar edhe Sindikatën e Telekomit të Kosovës, të cilës po ashtu u janë bllokuar llogaritë, edhe pse në tre muajt e fundit Telekomi i Kosovës ka performuar pozitivisht.

E në një njoftim nga Sindikata e Telekomit bvëhet e ditur se kryetari i FSP-PTK, Lamih Balaj, ka kërkuar që urgjentisht të ndërmerren hapa për zhbllokimin e llogarive.

“Balaj, iu paraqiti gjendjen alarmante që është krijuar pas bllokimit të llogarive bankare dhe rrezikun e operimeve ditore. Gjithashtu, kërkoi me urgjencë zhbllokimin e llogarive bankare dhe marrjen përsipër të përgjegjësive si Qeveri në gjetjen e një zgjidhje afatgjate të këtij kontesti si dhe hapjen e rrugës së zhvillimit të përgjithshëm të Telekomit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Hoti dhe Kuçi, u zotuan për një zgjidhje të shpejtë të këtij kontesti, me hapa të qëndrueshëm që ky fenomen të mos përsëritet prapë.

Alsat