Showbiz
Travis Scott flet për vajzën Storm, tregon se po bën gjithçka që të bëhet ‘një femër e fortë, e sigurt dhe e zgjuar’
Published
6 years agoon
By
admin
Travis Scott ka folur në lidhje me rritjen e vajzës Stormi, të cilën e ndan me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, Kylie Jenner.
Ylli i hip hop-it është duke rritur vajzën e tij, Stormi Webster, të bëhet një femër e fortë që e di se është e aftë për gjithçka.
Stormi ka lindur më 1 shkurt 2018 dhe aktualisht është dy vjeçe.
Travis Scott me familjen e tij (Foto: Getty Images)
Travis dhe Kylie nuk janë më në një lidhje, por ata kanë bërë një përpjekje aktive për të qenë gjithnjë pranë vajzës së tyre. Mes pandemisë COVID-19, Travis, Kylie dhe Stormi kanë kaluar më shumë kohë së bashku.
Reperi ndërkohë së fundmi ka folur në lidhje me mendimet e tij për rritjen e të bijës dhe se si ai do të donte që ajo të rritet.
Në .WAV Radio me Chase B, Travis tregoi se ai dhe Kylie po mundohen të bëjnë gjithçka që ajo të arrin të bëhet një grua e fortë, e sigurt dhe e aftë.

Travis Scott me familjen e tij (Foto: Getty Images)
“Ndjehem sikur është mënyra më e rëndësishme tani për të mbrojtur vajzat, gratë e reja që janë me ngjyrë dhe për t’u siguruar që ata kanë njohuri se si të mbajnë veten, si të lëvizin në këtë botë, si të jenë të forta, si të mos tremben. Tani më shumë se kurrë, ato duhet të kenë një vizion”, shpjegoi artisti i “Astroworld”.
Ai shpjegoi se gjithmonë dëshiron që Stormi të jetë ‘e vetëdijshme për atë që po ndodh në botë’. Travis vazhdoi, “Si prind, unë jam gjithmonë duke futur njohuri në të, madje edhe në këtë moshë”. /Telegrafi/
You may like

Dukagjin Lipa, folës kryesor në konferencën CROWD & LOUD në Zagreb

“Kur ishim 15 vjeçarë, me të dashurën ikëm nga shtëpitë tona dhe bashkëjetuam në Prishtinë”, Fuego tregon historinë e pazakontë të adoleshencës

Robert Pattinson në garë për rolin e James Bond: Ishte në një xhirim prove

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banorët komentojnë raportin e Behares me banorin në BBVK 5

Noizy pjesë e filmit ndërkombëtar “Blood Money”, nga 12 nëntori shfaqet në kinematë e Zvicrës

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus










