Sport
The Undertaker zyrtarisht pensionohet nga WWE në paraqitjen finale në ‘Seritë e Mbijetesës’ – Bota Sot
Published
6 years agoon
By
admin
The Undertaker është pensionuar zyrtarisht nga WWE në një dokumentar që po përgatitet për të ‘Final Farewell’ në ‘Seritë e Mbijetesës’ – duke i dhënë kështu fund karrierës së tij 30-vjeçare.
Undertaker, emri i vërtet Mark Calaway, ka qenë pjesë e sportit spektakolar që nga vitit 199o dhe e mbylli karrierën si legjenda më e madhe.
Ai, gjatë karrierës së tij ka fituar shtatë Championshipa, 21 fitore radhazi në WrestleMania, e që është futur në mesin e më të mirëve dhe të paktëve që kanë arritur të bëjnë gjëra të tilla.
“Tani, koha ime ka ardhur në fund. Koha ime ka ardhur që ta lë The Undertaker të pushojë…në…paqe”, ka shtuar më tej ai.
Një numër i madh i legjendave si, Shawn Michaels, Triple H, Mick Foley, Shane McMahon, Big Show, JBL dhe Jeff Hardy e kanë uruar atë për karrierën e suksesshme.
Vince McMahon madje e nderoi atë me një paraqitje në këtë natë lamtumirëse për The Undertaker, e që ishte edhe më emocionuese për fansat e WWE-së.
Alsat







