Connect with us

Bota

Të shtëna me armë zjarri para Katedrales së Manhatanit – Alsat

Published

on

Një sulmues i armatosur hapi zjarr sot pranë Katedrales së Shën Gjonit në Manhattan, Nju Jork, njoftoi policia amerikane.

– Advertisment –

Gjatë kohës së incidentit, një kor po performonte në katedrale, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Policia plagosi sulmuesin, i cili qëlloi mbi oficerët, por fatmirësisht nuk plagosi askënd.

I dyshuari u transferua në një spital lokal në gjendje kritike, thanë zyrtarë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut për kanalin televiziv News 4.

Anëtari i Këshillit të qytetit të Nju Jorkut Mark Levine tha se askush tjetër nuk u plagos pasi personi i armatosur filloi të shtinte në ajër.