Maqedoni
Të enjten Vuçiq e Bërnabiq takojnë përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës – Alsat
Published
4 years agoon
By

Drejtori i zyrës për Kosovë, në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet takim mes përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe të gjithë ministrat e Qeverisë së Serbisë.
Në këtë takim të së enjtes, siç tha Petkoviq, do të marrë pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, transmeton klankosova.tv.
Ata do të diskutojnë, siç thotë ai, konkluzionet politike që duhet të arrihen: “Të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do t’ja bëjmë në periudhën e ardhshme”, është shprehur ai në televizionin serb, Prva.
Tutje ai përkujtoi, kur qe fjala për konkluzionet, se presidenti serb i kishte prezantuar ato pas takimit paraprak me përfaqësuesit e serbëve, i cili u mbajt të premten.
“Kur pa se çfarë kërkonin dhe se ishin shumë më të rreptë në disa kërkesa, presidenti Vuçiq i braktisi propozimet e tij”, tha ai.
Ndaj specifikoi ai, edhe u aranzhua një takim i ri mes tyre.
You may like

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Halid vjen me këngën e re “Knockout”

Nga arrestimi në Mykonos te ndarjet dhe pajtimet – historia e trazuar e Angela Martinit dhe Dragos Savulescut

Lajm i mirë për fansat e “John Wick” – Keanu Reeves rikthehet në rolin e famshëm

“Nuk doja më të jetoja” – influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare










