Maqedoni
“Taravari të tregoj se kush janë ndërkombëtarët që kërkojnë hyrjen e ASH-së në Qeveri” – Alsat
Published
4 years agoon
By

Gazetar: Adrian Kerimi
VMRO-DPMNE-ja kërkon nga kreu i Aleancës për Shqiptarët të tregojë se kush është faktori ndërkombëtarë që kërkon hyrjen e partisë së tij në Qeveri. Opozita maqedonase dyshon se arsyetimet e Taravarit nuk janë të sinqerta.
“Pyesim publikisht zotin Taravari kush është ai faktor ndërkombëtar i cili i kërkon Aleancës të bëhet pjesë e Qeverisë. Derisa Taravari hesht dhe nuk tregon faktorin, kjo dëshmon se ai nuk është i sinqertë dhe ka arsye të tjera pse pretendon të hy në Qeveri”, tha Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë sipas Lëvizjes Besa pavarësisht hyrjes së ASH-së në Qeveri vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Nuk ka ndonjë angazhim serioz të LSDM-së sa është i BDI-së që të krijon një shumicë të re parlamentare me futjen e Aleancës dhe në një mënyrë mendojnë se me këtë mund ta shtyjnë Qeverisjen e tyre edhe më tej. Kriza politike dhe institucionale është shumë e thellë, nuk ka rrugëdalje brenda këtij mandati parlamentar dhe realisht vendi duhet të shkon në zgjedhje të parakohshme. Hyrja e ASH-së mund t’i jep jetë Qeverisë 2-3 muaj dhe jo më shumë”, u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.
Alternativa thotë se ASH-ja po futet në Qeveri për të plotësuar numrat e munguar në BDI. Sipas kësaj partie, ata që kanë mungesë numrash duhet ta paguajnë shërbimin ndaj ASH-së duke pretenduar në ndarjen e resorëve.
“E vetmja arsye për të cilën kemi shpjegim të përgjithshëm është për shkak të mungesës së numrave të deputetëve të BDI-së për shkak të zhvillimeve që ndodhin atje. I bie që në këtë rast ASH-ja po futet në këtë përbërje për ta shpëtuar atë humbje të numrave që e ka BDI-ja”, tha Zeqirja Ibrahimi, Alternativa.
Ibrahimi shton se derisa rinegociohet marrëveshja e Alternativës e arritur mes Afrim Gashit dhe Zoran Zaevit, ai personalisht do të kërkojë nga Këshilli i përgjithshëm që Alternativa të shkojë në opozitë. /Alsat.mk
You may like

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”

Këngëtarja e njohur amerikane i vuri flakën rrjetit, duke pozuar lakuriq në vaskë

“Babi më tha pse nuk më ke tregu”, Doresa rrëfen mes lotësh për bullizimin që iu është bërë nga grupi në Facebook para disa viteve

Ylli i F1, Charles Leclerc dhe gruaja e tij Alexandra bëhen prindër

Një skenë skandaloze nga traileri i serialit ku luan Burak Ozçivit u fshi pas reagimeve të mëdha në rrjetet sociale

E dashura e Romeo Beckham poston foto nga Bali, duke pozuar me bikini










