Një sulm me bomba molotovi është regjistruar pak pas mesnate nga persona të panjohur ndaj eficerëve të policisë, të cilërt ndodheshin në kryqëzimin e rrugëve Kolettis dhe Themistokleous në Exarchia.
“Rreth orës 00:15 një grup prej rreth 30 personash kanë hedhur 10 bomba molotovi në drejtim të policisë dhe më pas janë larguar me vrap”- njofton policia greke.
Nga sulmi nuk raportohet për të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.








