Connect with us

Sport

Skuadra angleze në garë me Barcelonën për Frenk Kesi – Alsat

Published

on

Sipas “Calciomercato”, skuadra anglez e Aston Villës, tani i është futur garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Milanit Frenk Kesi. Po ashtu, në garë është edhe gjigandi katalunas Barcelona, ku kjo e fundit shihet si destinacioni i radhës për mesfushorin 25 vjeçar.

– Advertisements –

Frenk Kesi vazhdon të jetë ndër lojtarët kyç në formacionin e Stefano Piolit që prej ardhjes nga Atalanta, ndërsa ka kontratë me “Rossonerët” deri në fund të këtij sezoni.

Barcelona dhe Aston Villa do të tentojnë me çdo kusht që ta transferojnë yllin e Milanit këtë verë, në formën e lojtarit të lirë, ndërsa raportohet se edhe Real Madridi është i interesuar në shërbimet e Kesit.

Në këtë sezon, në 27 paraqitje në të gjitha garat, Kesi ka regjistruar gjashtë gola dhe një asistim për gjigandin italian Milan.

Alsat