
Maqedoni
Simovski: Kushtetuta politizon regjistrimin e popullsisë – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Rezultatet e regjistrimit do të dëshmojnë numrin e lartë të të shpërngulurve, paralajmëron Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski. Simovski këmbëngul se pavarësisht pakënaqësive që na presin, nuk mund më të shtyhet ky operacion statistikor, edhe ashtu 19 vjet i vonuar.
– Advertisment –

“Edhe po t’i mbledhim profesionistët më të mirë në botë, sërish do të ketë pakënaqësi. Personalisht mua nuk do të më pëlqejnë të dhënat, sepse e di se do të kemi një vrimë të madhe të zezë të njerëzve që janë shpërngulur e ne nuk i kemi evidentuar. Do të jemi larg rritjes së popullsisë. Do të jem i pakënaqur, por nuk do të thotë se nuk do ta pranoj. Duhet t’i hapim sytë dhe ta pranojmë realitetin. Statistika nuk e bën realitetin, por e regjistron. Jam i sigurt se shumëkujt nuk do t’i pëlqejnë rezultatet, por nuk më intereson aspak”, tha Apostoll Simovski, Drejtori i Entit Shtetëror për statistika.
Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, Simovski fajësoi shifrat që ndodhen në Kushtetutë, për mendimin e gabuar të qytetarëve se regjistrimi bëhet vetëm për t’u konstatuar sa përqind e popullsisë janë maqedonas e sa shqiptarë, derisa në fakt regjistrimi siguron bazë të shëndoshë për planifikim në të gjithë sektorët. Simovski hodhi poshtë kërkesën e opozitës për regjistrim me gjurmët e gishtërinjve, si juridikisht dhe praktikisht të parealizueshme. Por opozita vazhdon të insistojë në këtë kërkesë, duke i bërë thirrje pushtetit ta tërheq propozim-ligjin aktual për regjistrim të popullsisë.
“LSDM do të bëjë operacion politik, jo statistikor. Për ne dhe gjithë qytetarët, është e rëndësishme që operacioni të jetë vetëm statistikor, prandaj kemi propozuar disa cështje që duhet të zbatohen që procesi të jetë fer. Iu bëj thirrje ta tërheqin në kohë ligjin, i cili është para aktit të kryer, për t’u votuar dhe me konsenzus të gjerë të bisedohet për ligj të ri”, pohoi Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE.
LSDM nga ana tjetër këmbëngul se regjistrimi në pranverë do të rezultojë me të dhëna të sakta dhe cilësore, pasi ligji që është në procedurë parlamentare është në pajtim me standardet botërore dhe rregulloret e Eurostatit.
“Bojkoti dhe thirrja për bojkot të regjistrimit nënkupton thirrje për mos-respektim të ligjeve. Kjo është absolutisht absurde dhe rasti i parë që mund ta shohim në Evropë dhe botë”, tha Bogdanka Kuzevska, LSDM.
Debati parlamentar mbi propozim ligjin përfundoi, por ende nuk dihet se kur do të vihet në rend dite për votim.
Anesa Salihu
You may like

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se është shtruar në spital për çrregullime të të ngrënit

Aktorja Dafne Keen flet për Hollywood-in: Më ofruan kokainë kur isha 11 vjeçe

Përplasje mes Anjezës dhe Fuegos në orët e vona, Zoja ndërhyn për t’i ndarë dhe qetësuar gjakrat

“Nuk dua të hyj në gjynah”, Xuxi flet për banorët që po mbajnë namaz në Big Brother VIP Kosova 5

Chris Pratt jetonte në një furgon para se të hynte në Hollywood: Kur takoi regjisorin e famshëm, jeta e tij ndryshoi










