Maqedoni
Silvinjo: Në çdo fushë, duhet të luftojmë për çdo pikë – Alsat
Published
4 years agoon
By

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo ka dalë në një konferencë për mediat në prag të grumbullimit të lojtarëve për sfidën me Poloninë. Ditë më parë, trajneri i ri i kombëtares kuqezi, publikoi listën me të gjithë të përzgjedhurit e tij për ndeshjen e parë kualifikuese.
“Fillimisht është një nder të jem këtu si trajneri i kombëtares së Shqipërisë. Dua të falënderoj federatën që më ka lejuar mua dhe stafit të udhëtoj në Europë e jashtë saj, të vizitoj lojtarët, të shoh ndeshjet. Janë dy muaj punë intensive, më shumë se 240 ndeshje të shikuara. Po flasim për 60-70 lojtarë të vlerësuar, pastaj shumë punë për të arritur te 23 lojtarët.
“Fillimisht Mehmeti është më i ri, po bën një rrugëtim shumë të mirë duke luajtur në Championship. Ai është lojtar krahu, i aftë, i ri, duhet të zhvillohet e përmirësohet. Asani është një i majtë, ku kishim mungesa, është një mesfushor sulmues i cili ka një rrugëtim të rëndësishëm në Hungari. Sot ka shënuar tre gola. Po ndjekim atë dhe shumë të tjerë. Kemi vlerësuar 70 lojtarë. Rreth 15 ditë më parë, ishim të gjithë në 8.30 të mëngjesit për ta parë që luante në kampionat, është një punë që duhet bërë.“
“Pjesë e punës së një kombëtareje është kështu, ne kemi marrë 23 lojtarë, ndoshta mund të bëjmë zëvendësime për shkak dëmtimesh. Ne ecim para dhe mendojmë se duhet të luftojmë për çdo pikë, në çdo fushë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Nëse duam të kualifikohemi, këtë duhet të bëjmë. Ata janë të fortë, janë mësuar të luajnë në Botërorë dhe Europianë, janë një ekip i rëndësishëm. Ne do të përgatitim ndeshen dhe do të shkojmë të luajmë, kemi 7 ditë stërvitje dhe e përsërit që çdo pikë për ne është e rëndësishme. Duhet të shkojmë atje me dëshirë, zemër e shpirt se kështu luhet futbolli. Është ana taktike dhe teknike, por është e rëndësishme shpirti e zemra. Ajo është shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë, jo vetëm për një ndeshje, me siguri do të shkojmë të luftojmë për secilën pikë.”
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën










