Maqedoni
“Shuplakat”, Janakieski nuk ndjehet fajtor
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
28.09.2020 15:43
Avokatët e Mile Janakieskit kërkuan një aktvendim lirimi për të në rastin “Shuplaka në Qendër”. Në fjalën përmbyllëse, mbrojtja tha se asnjë dëshmi nuk ishte prezantuar kundër ish-Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve. Qëndrimi i tyre në lidhje me “bombat” ishte se ato ishin kopje, dhe se dëshmi mund të ishin vetëm origjinalet. Për më tepër, u kontestua pjesa e aktakuzës ku u theksua se Mile Janakieski është një njeri i besuar i të pandehurit të parë Nikola Gruevski i cili u arratis.
Nëse dikush më beson mua dhe unë jam bashkëpunëtori i tij më i ngushtë dhe personi me besimin më të madh, ai sigurisht që nuk do të më kontrollojë duke regjistruar bisedat e mia, dhe kjo pretendohet se ka kaluar përmes DSK-së, por nuk është konfirmuar, nuk është dëshmuar”-tha Elenko Milanov, avokat i Mile Janakieskit.
Por, Milanov shton se me një mbrojtje të tillë, që bashkëpunëtorët më të afërt nuk përgjohen, nuk nënkupton distancim të Janakieskit nga Nikolla Gruevski.
Unë nuk mendoj se bëhet fjalë për ndonjë distancim. Ai ka punuar në kuadër të ministrisë së vet, atë që duhej ta bënte”-pohoi Elenko Milanov, avokat i Mile Janakieskit.
Gjykimi për rastin “Shuplaka në Qendër” filloi katër vjet më parë. Dy të pandehur e pranuan fajin, njërit iu dha një dënim me kusht. Kundër Daniela Rangelova dhe dy të tjerëve, aktakuza është tërhequr ndërsa Gruevski është në arrati.
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










