Connect with us

Maqedoni

Shtyhet miratimi i kornizës negociuese, s’ka datë për Konferencën Ndërqeveritare – Alsat

Published

on

Bullgaria as në takimin e sotëm të Këshillit të ambasadorëve nuk i dha dritë jeshile miratimit të kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Si pasojë, nuk u caktua as data për fillim të negociatave, respektivisht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes vendit dhe Bashkimit Evropian. Ambasadorët do të takohen edhe një herë të mërkurën, ndërsa vendimin përfundimtar pritet ta merr Këshilli i Përgjithshëm i BE-së, më 8 dhjetor.

Ndërkohë Qeveria është zotuar se do të bëjë çmos për ta zgjidhur kontestin mes Shkupit e Sofjes për ta zhbllokuar euro-integrimin e vendit, megjithatë ende nuk ka sqaruar se si. Dy vendet kanë shkëmbyer dokumente, por nuk dihen detaje. Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Karakaçanov sërish betonoi qëndrimin se Sofja nuk mund t’ia lejojë Shkupit fillimin e negociatave përderisa kjo e fundit e shkel Marrëveshjen e 2017-tës dhe se për këtë e ka mirëkuptimin e shteteve të tjera anëtare.

Bullgaria i mbron interesat e veta kombëtare. Në fund të fundit, Bullgaria është anëtare e BE-së, jo Maqedonia. Kolegët tanë duhet t’i kenë parasysh qëndrimet e shteteve-anëtare dhe jo të shteteve kandidate. E argumentova këtë në mënyrë të kulturuar me argumente dhe fakte. Nuk mendoj se nuk na kuptojnë partnerët evropianë. Bullgaria asnjëherë nuk ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar. Kemi thënë se nëse Marrëveshja nuk respektohet, nuk ka hyrje në BE -tha Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes së Bullgarisë.

Ish Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev sugjeroi që të mos lëshohet mundësia historike për zgjidhjen e kontestit, duke paralajmëruar se pas zgjedhjeve të marsit, në Bullgari mund të vijë një Qeveri më e vështirë për kompromise. Sipas tij, nëse Shkupi jep garanci për zbatimin e Marrëveshjes e reformave si dhe angazhohet për to, ka mundësi që Sofja t’ia heq veton në dhjetor. Ndryshe, nisjen e bisedimeve me BE-në, Sofja e kushtëzon me respektimin e formulimit të gjuhës në përputhje me Marrëveshjen 2017-tës, me udhërrëfyes preciz për zbatimin e Marrëveshjes dhe heqje dorë nga pretendimet për pakicë maqedonase në Bullgari.

Anesa Salihu

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending