Showbiz
Shpat Deda: Sot rreshtohem me komunitetin LGBTQI+ edhe shpresoj se Kuvendi i Kosovës do të votojë në mbështetje të tij
Published
5 years agoon
By
admin
Temë diskutimi në vend ditëve të fundit është Kodi Civil për lejimin e martesave mes gjinive të njëjta në Kosovë.
Megjithëse nuk është marrë ende ndonjë vendim nga Kuvendi i Kosovës lidhur me çështjen në fjalë, reagimet e deputetëve në rrjetet sociale kanë qenë nga më të ndryshmet.
Edhe shoqëria civile e fytyra të ndryshme publike po e shprehin opinionin e tyre lidhur me këtë temë.
Ka qenë së fundmi këngëtari i muzikës ‘rock’, Shpat Deda, ai i cili ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me të drejtat e komunitetit LGBTQI+, duke shprehur përkrahjen për ta.
“Nuk ka të drejtë më bazike njerëzore se sa e drejta të zgjedhës kënd ta duash e me kënd ta ndash jetën. Ndalimi i kësaj lirie nuk është në hap me civilizimin, edhe nuk munden të ekzistojnë standarde të dyfishta kur është fjala për të drejtat njerëzore. Prandaj sot rreshtohem me komunitetin LGBTQI+ edhe shpresoj se Kuvendi i Kosovës do të votojë në mbështetje të këtij komuniteti sepse secili njeri e meriton të jetojë me të drejta dhe liri të barabarta”, ka shkruar Shpat Deda në InstaStory.
Foto: Shpat Deda/InstaStory
Paraprakisht, ai publikoi edhe një imazh me ngjyrat e ylberit që përfaqësojnë komunitetin në fjalë, në të cilin shkruhej “Dashuria është dashuri”. /Telegrafi/

Foto: Shpat Deda/InstaStory
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










