Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 213 gjoba në trafik, transmeton Alsat. Për vozitje pa patentë shoferi policia ka shqiptuar 23 gjoba, 14 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 25 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Tetë dënime janë regjistruar për kalim në semafor të mbyllur, pesë për tejkalim të shpejtësisë. 45 gjoba janë shqiptuar për makina që janë parkuar gabimisht, ndërsa 7 gjoba janë regjistruar për mosmbajtje të maskës. MPB apelon për respektim të rregullave në trafik me qëllim rritjen e sigurisë.
Maqedoni
Shkup, dhjetëra dënime për vozitje pa patentë shoferi – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
You may like

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura

Fotografi shqiptar Fadil Berisha nderohet në Vatikan me medaljen “Humanitas Magnifica”

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Ramë Lahaj këtë të diel në Vjenë, tenori kosovar vazhdon turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim











