Maqedoni
SHBA ndan mbi 454 milionë dollarë për të luftuar kundër ndikimit rus në Ballkan – Alsat
Published
4 years agoon
By

Inspektorati i Departamentit Amerikan të Shtetit publikoi sot raportin e Fondit për Luftën kundër Ndikimit Rus (CRIF), ku thuhet se SHBA-ja ka shpenzuar më shumë se një miliard dollarë nga viti 2017 e deri më tani për të financuar organizatat joqeveritare, mediat, si dhe organizata dhe programe të tjera që kundërshtojnë ndikimin rus.
Në raportin e publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, thuhet se pjesa më e madhe e këtyre fondeve – 621.5 milionë dollarë është ndarë për financimin e organizatave dhe programeve në Evropën Lindore, për vendet e Grupit të Vishegradit (V4), ku përfshihen Hungaria, Sllovakia, Republika Çeke dhe Polonia dhe për vendet e Ballkanit 454 milionë dollarë.
Sipas të dhënave nga raporti, Kosova do të marrë 61.1 milionë dollarë, ndërsa Serbia 55.5 milionë dollarë.
SHBA ka vendosur pak më shumë se 80 milionë dollarë për Bosnjën dhe Hercegovinën, 67.4 milionë dollarë për Maqedoninë e Veriut, 50 milionë dollarë për Malin e Zi.
Sipas Raportit, për Bullgarinë janë ndarë 47.7 milionë dollarë, për Slloveninë 40.3 milionë dollarë, për Shqipërinë 39 milionë dollarë, për Kroacinë 11.4 milionë dollarë dhe për Greqinë 0.7 milionë dollarë.
Siç shpjegohet, programet CRIF janë krijuar për të arritur qëllimet e “Aktit për të shtypur ndikimin e kundërshtarëve të SHBA-së përmes sanksioneve” dhe për të ofruar ndihmë të huaj për vendet që i nënshtrohen “ndikimit dhe agresionit të Federatës Ruse që nuk kanë kapacitetin ekonomik për t’i rezistuar efektivisht.”
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










