Connect with us

Entertainment

ShBA-ja me apel të çuditshëm: Mos i puthni shpezët, ja arsyeja

Published

on

Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos i puthin shpezët për shkak të përhapjes së sëmundjes salmonella.

– Advertisements –

Zyrtarët shëndetësorë dhe CDC-ja janë duke e hetuar përhapjen e kësaj sëmundjeje pas raportimit të 163 personave të infektuar në 43 shtete të ShBA-së, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Mos i puthni dhe mos i shtrëngoni zogjtë, sepse kjo mund t’i përhapë mikrobet në gojën tuaj dhe mund të sëmureni”, thuhet në deklaratën e Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ky institucion i paralajmëroi qytetarët se shpezët, si pulat dhe shotat, mund t’i bartin mikrobet e salmonellës edhe nëse ato duket të pastërta dhe të shëndosha dhe se këto mikrobe mund të shpërndahen lehtë në zonat ku shpezën jetojnë dhe enden.

Infektimi me salmonella mund të shkaktojë temperaturë e ethe, diarre, dhimbje barku dhe vjellje. Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim mjekësor, por në rastet më të rënda mund të ketë fatalitet.

Sipas CDC-së, një e treta e personave që janë raportuar të prekur nga kjo sëmundje gjatë përhapjes së fundit janë fëmijë nën moshën 5-vjeçare. Rreth 34 persona kanë përfunduar në spital nga mesi i shkurtit, por deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.

Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve këshillojnë që të pastrohen duart pas kontaktit me shpezë dhe të mos lejohen fëmijët që të kenë kontakt me shpezë.