Maqedoni
Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-të që kufizon arsenalin bërthamor – Alsat
Published
4 years agoon
By

Gazetar: Shkëlzen Aqifi
Në fjalimin që zgjati mbi dy orë, presidenti rus Putin është zotuar se do të vazhdojë luftën e Rusisë në Ukrainë duke akuzuar aleancën dhe NATO-s për nxitje të konfliktit, me “besimin e gabuar” se mund ta mposhtë Rusinë. Ai tha se Rusia ka bërë gjithçka për ta shmangur luftën, mirëpo Ukraina, e përkrahur nga Perëndimi, ka planifikuar që ta sulmojë Krimenë.
Putin e ka përsëritur qëndrimin që Rusia po përballet me kërcënim nazist dhe kërcënime e urrejtje nga regjimi i Kievit.
“Vetë njerëzit e Ukrainës janë kthyer në pengje të regjimit të Kievit dhe organizatorëve perëndimorë, të cilët e kanë pushtuar këtë shtet në aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik”, deklaroi Vlladimir Putin, President i Rusisë.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se pretendimi i Putinit se lufta në Ukrainë është nxitur nga Perëndimi, është “absurditet”.
Nga ana tjetër Vlladimir Putin paralajmëroi se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen në traktatin me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve.
“Në këtë aspekt, jam i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike. Rusia nuk po tërhiqet nga marrëveshja, mirëpo vetëm po e pezullon pjesëmarrjen. Rusia duhet të jetë e gatshme që të testojë armët bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara e kryejnë të parat një testim të tillë”, tha Vlladimir Putin, President i Rusisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Rusisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve. Stoltenberg tha se Rusia po përgatitet për eskalim të luftës, e jo për paqe.
I ashtuquajturi START-i i Ri, është traktati i vetëm për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili është zgjatur për pesë vjet më 2021. I nënshkruar fillimisht më 2010, ky traktat ua kufizon palëve posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare. /Alsat.mk
You may like

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës










